Home Aktualitet ‘Lufta e varësisë ndaj drogës’, Këlliçi me të rinjtë: Çdokush meriton një mundësi të dytë…

‘Lufta e varësisë ndaj drogës’, Këlliçi me të rinjtë: Çdokush meriton një mundësi të dytë…

nga Editor

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim sensibilizues me të rinjtë, me temë ‘rëndësia e luftës ndaj drogës dhe informimi i të rinjve për pasojat e saj në jetët dhe familjet e tyre’.

Sipas Këlliçit, ky është një diskutim që duhet bërë në çdo kohë dhe jo vetëm me të rinjtë.

“Çdokush meriton një mundësi të dytë. Askush nuk zgjedh të jetë i palumtur. Prandaj nëse njihni dikë që shfaq varësi nga droga, orientojeni drejt shërbimeve të specializuara. Ndihma juaj shpëton jetë’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Rëndësia e luftës ndaj drogës dhe informimi i të rinjve për pasojat e saj në jetët dhe familjet e tyre. Një diskutim që duhet bërë në çdo kohë dhe jo vetëm me të rinjtë.

Me pjesëmarrjen e Dr. Alban Haxhit, diskutuam angazhimin programor të PD, për të hapur qendra të trajtimit dhe integrimit shoqëror të personave me varësi.

Çdokush meriton një mundësi të dytë. Askush nuk zgjedh të jetë i palumtur. Prandaj nëse njihni dikë që shfaq varësi nga droga, orientojeni drejt shërbimeve të specializuara. Ndihma juaj shpëton jetë.

Lajme te ngjashme