Home Aktualitet Banorët e Astirit i drejtohen ashpër Veliajt: O vemje, mos hajde për të kërkuar vota, në burg me Ramën pas 25 prillit

Banorët e Astirit i drejtohen ashpër Veliajt: O vemje, mos hajde për të kërkuar vota, në burg me Ramën pas 25 prillit

nga Editor

Banorët e zonës së Astirit paralajmërojnë kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të mos shkojë në zonë për të kërkuar votën për veten dhe PS.

Në një protestë simbolike, një pjesë e banorëve të dëmtuar nga projekti i Unazës, thanë se Veliaj i hodhi në rrugë të madhe bashkë me mundin e një jete.

“Kemi informacion se Erion Veliaj si përfaqësues i mafies Ndragheta do të vijë në Unazën e Re te banorët e Unazës së Re për të kërkuar votën. Unë dua ti them se banorët e Unazës së Re protestuan 400 ditë o vemje Erion Veliaj, o kriminel dhe nuk erdhe një ditë për ti dëgjuar këta banorë, nuk erdhe. As ti, as Edi Rama nuk do të shkelni këtu jo për të marrë votë por as për t’ju parë sytë. Do t’ju çojmë pas hekurave pas datës 25 prill. Në Unazën e Re kanë lyer duart me gjakun, mundin dhe djersën e 25 viteve të banorëve.

Sot të gjithë banorët janë në rrugë të madhe, ju prishën banesat, ju prishën bizneset. Vemja e bashkisë Erion Veliaj, ai njeri i zi në shpirt. Edi Rama është kriminel, por ky ja kalon për të zeza në shpirt. Një bonus qiraje nuk ja ka dhënë një banori të Unazës së Re, të më thotë një banor që e ka strehuar Erion Veliaj. Si mund të vijë për vota, kaq plehra janë këta? Këtu ne do të rezistojmë siç kemi rezistuar. Te shtëpitë tona, te lagjia jonë, te varret që kanë bërë për së gjalli nuk do të shkelin.

Fara e keqe e Edi Ramës do të shporret jo të vijë këtu për të bërë fushatë. Erion Veliaj nuk ëahtë i mirëpritur te banorët e Unazës së Re, të shkojë ku të dojë. Këtu do ta presim siç e kemi pritur vazhdimisht. Për të kërkuar votën po vjen por për dialog jo, përdorën dhunën ndaj banorëve, ndaj grave dhe vajzave, pleqve dhe plakave dhe ndaj djemve dhe burrave të Unazës së Re. Firma e Salillarit, oligarkut kriminel sorollatet dhe nuk mbaron rrugën. Kjo është rrugë e  bërë. 45 mln euro 2 km rrugë”.

Lajme te ngjashme