Skandali i përgjimit të të dhënave të 900 mijë qytetarëve të Tiranës ka shokuar opinionin publik që po shikon sesi të dhënat e tyre personale që ia kanë besuar shtetit kanë përfunduar në dorën e Partisë Sociliaste e cila ka të gjitha informacionet për të siguruar votat që kërkon për një mandat të tretë për Edi Ramën.
Fjala më e përdorur aktualisht në të gjithë rrjetin është ajo e patronazhistit. Sipas të dhënave rezultojnë se PS ka caktuar njerëzit e saj për të monitoruar sesi votojnë qyetarët, cili duhet të sigurojë informacion për njeriun që i është caktuar.
Skandali është një ‘Rilindje-Gate” e përmasave kombëtare me efekte tejet frustuese për qytetarët të cilët prej ditësh nuk e fshehin zemërimin e tyre për atë që ka ndodhur.
Edi Rama ka një patronazhist…
Por skandali zgjerohet edhe më tej kur sipas një vëzhgimi të AZLajme.com për se cfarë ndodh në listat e siguruara nga PS rezulton se nga të dhënat nuk përjashtohet edhe Edi Rama, kryeministri dhe Kryetari i PS-së.
Rezulton se njeriu që monitoron sjelljen e Edi Ramës në kutinë e votimit është Ervis Husha. Nuk dihet sesi e monitoron z. Husha shefin e tij politik, por ama edhe Edi Rama duhet të njihet me “patronazhistin” e tij! Skandali vazhdon…. AZLajme.com
Te dhenat e Edi Rames
