Home Aktualitet Skandal/ Kompleksi i mishit në Patos dyshohet për pulat e ngordhura, nisin hetimet

Skandal/ Kompleksi i mishit në Patos dyshohet për pulat e ngordhura, nisin hetimet

nga Editor

Nje kompleks mishi nga Patosi i Fierit eshte vene ne qender te hetimeve per pulat e ngordhura te gjetura ne brigjet e lumit Buna ne pjesen shqiptare dhe ate malazeze.

Kjo behet e ditur  nga grupi hetimor qe ka çelur hetimet per kete çeshtje, menjehere pas notes se protestes se qeverise Malazeze, qe vuri ne levizje edhe autoritetet shqiptare.

Gjithçka ka marre shtyse nga gjurmet e gjetura ne terren dhe konkretisht sipas grupit hetimor, ato jane disa thase me mbishkrimet e kesaj firme, qe kishin te mbeshtjella pulat e ngordhura. Analizat e marra sebashku me gjurmet do te mund te identifikojne prejardhjen e ketyre pulave, qe pasi u gruposen ne brigjet e Bunes, perfunduan ne ujrat e saj duke shkaktuar nje katastrofe te vertete natyrore.

Te njejtat burime saktesojne se ne ditet e ardhshme do te merren ne pyetje drejtuesit e kesaj kompanie dhe pasi te nxirren perfundimet e plota, dosja do ti kaloje prokurorise qe tashme ka celur procedimin penal.

Ne rast se vertetohet qe kjo firme ka sjelle pulat ne veri, ne baze te kodit penal pervec gjobes, pergjegjesit rrezikojne burgun.

Skandali i kafsheve dhe shpendeve te ngordhura ne ujrat e Bunes pervecse ngriten nje note proteste qe perfundoi deri ne dyert e institucioneve nderkombetare, vuri ne rrezik edhe jeten e qytetareve.

Lajme te ngjashme