Kanditatja për deputete e LSI në Qarkun e Tiranës, Esmeralda Demiraj ka zhvilluar një bashkëbisedim me Jordi Sole, europarlamentar dhe anëtar i partisë së majtë Republikane të Katalonjës dhe përfaqësues i Aleancës së Lirë Europiane (EFA).
Fokusi i ketij takimi kanë qenë zgjedhjet e 25 Prillit dhe anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Demiraj ka postuar edhe në rrejtet e saj sociale ku shprehet:
“Kënaqësi që zhvillova një takim me videokonference me z. Jordi Sole, europarlamentar dhe anëtar i partisë së majtë Republikane të Katalonjës dhe përfaqësues i Aleancës së Lirë Europiane (EFA).
E konsideroj prioritet që të marrim njohuri dhe të fitojmë përvojë nga europarlamentarë si Z.Sole që në të ardhmen kur Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Europian, ne do të jemi në gjendje të ndajmë interesin e përbashkët dhe të ndërsjellët që vendi jonë të jetë anëtar i jashtëzakonshëm”, perfundoj ajo.
