Banorët e Unazës së Re në Tiranë, pavarësisht prezencës së shtuar të policisë, arrestimeve dhe presionit protestuan në mbrojtje të shtëpive të tyre.
Megjithëse më të shumtë në numër sr çdo natë tjetër ata nuk mundën të tubonin në rrugë, por mesazhet kundër qeverisë i dërguan nga trotuari.
Në mënyrë simbolike u lidhën me zinxhirë duke protestuar dhe u shprehën se nuk kanë frikë nga burgu e zinxhirët.
Forca të shumta policie kanë blinduar zonën dhe nuk kanë lejuar bllokimin e rrugës.