Home Aktualitet Gazetari nuk ja përton Ramës: Myslimanët nuk marrin leje nga askush për falje…

Gazetari nuk ja përton Ramës: Myslimanët nuk marrin leje nga askush për falje…

nga Editor

Kryeministri Edi Rama u shfaq i përulur sot në xhaminë e Et’hem Beut, teksa u tha myslimanëve se orari i izolimit është zgjatur për të ndihmuar besimtarët gjatë muajit të Ramazanit.

Gazetari Vehap Kola i ka ironizuar këto komente të Ramës.

“Vjet kur nuk kishin vdekur akoma në total aq njerëz sa vdiqën vetëm dje, Edi Rama kundërshtoi hapjen e xhamive edhe pse 5000 vetë nënshkruan një peticion për këtë.

Tani del na thotë që falë vendimit tonë për të zgjatur orarin e lëvizjes, myslimanët do të mund të falen në xhami.

Myslimanët nuk do të marrin leje nga askush për t’iu falur Zotit në shtëpitë e Tij.

Nëse nuk do ta zgjasje orarin, çfarë do bëje? Do çoje policinë t’i mbyllje xhamitë?

Edhe vjet, pa lejen tënde, xhamitë nuk janë mbyllur fare.

Bac’ t’kanë rrejtë!” shkruan Kola.

Lajme te ngjashme