Home Aktualitet NGA ILIR ÇUMANI: FAJTORË JANË ATA QË MBAJNË NË JETË ME OKSIGJEN UDHËHEQËS TIRANIK TË KORRUPTUAR!

NGA ILIR ÇUMANI: FAJTORË JANË ATA QË MBAJNË NË JETË ME OKSIGJEN UDHËHEQËS TIRANIK TË KORRUPTUAR!

nga Editor

Nuk e kam kuptuar asnjëherë se, përse mërziten dhe hatërmbeten gazetarët tanë kur arroganti dhe prepotenti sadomazokist Edi Rama i denigron ata publikisht përtej çdo limiti aspak njerëzor, nga mëngjesi e deri në darkë, u merr erëzin dhe i telendis në çdo ekran e në çdo studo, i lançon pa asnjë pikë dhembshurie, etike dhe humane, duke i fyer veç e veç, por, edhe ashtu siç janë të gjithë së bashku, nëpër studio i konferenca shtypi, analistë, gazetarë, opinionistë, zëdhënësa, etj. Mirëpo, të gjithë këta, janë të vetëdijshëm për gjithçka bëjnë, sepse me vullnet e tyre të lirë i vetëofrohen me ndërgjegje e plotë ngazëllim udhëheqësit tonë “largpamës” e “sy shqiponjë”, të “drejtë” të “dashur”, të “dhembshur” e të “pagabueshëm”, i vardisen atij gjithë përulësi e lëpirësi nga pas, me mikrofona e kamera në duar kudo dhe ngado shkon despoti ynë, kudo ai ndodhet dhe shkel këmba e tij, i cili si një sundimtar e pa epur pushton çdo hapësirë të lirisë së qytetarëve, të atyre që në fakt janë barometri i pagabueshëm që administron realitetin e jetës së vendit, duke zbuluar të gjitha të vërtetat dhe zullumet mëdha të pushtetit të Edi Ramës me të tijët. Ky, në fakt, (pra populli) është zëdhënësi eskluiziv dhe më origjinal i të vërtetave të çuditshme dhe gjërave të zakonshme e të jashtëzakonshme që ndodhin në këtë vend, pasqyra ku politika ka frikë të shoh pastër e qartë fytyrën e vërtetë që ka …. A nuk është vetë ky pushtet i katërt që e ka prodhuar dhe e ka promovuar një produkt të tillë politik si Edi Rama & Co, i cili prej mëse 23 vjet rresht i kapur me dhëmb e thonj pas pushtetit është mitizuar si mbinjeri duke u larë dhe u lyer 24 orë në 24 orë nga media….!? Kur një lider politik i korruptuar, mbështetet, glorifikohet dhe miklohet në mënyrë hiperbolike për qëllime utilitare nga një marëdhënie e korruptuar dhe okulte e pushtetit mediatik, atëherë shkaqet dhe përgjegjësia për dëmet që i shkaktohen një vendi dhe një populli të tërë nga keqpërdorimi i pushtetit, nuk duhen kërkuar vetëm nga politika dhe keqqeverisja e kurruptuar autokrate dhe kakistokrate e një individi, qoftë ky dhe Edi Rama, por më së shumti, tek të gjithë ata që i kanë dhënë oksigjen dhe e kanë mbajtur gjallë një pushtet të tillë politik në dëm të interesave kombëtare dhe demokracisë, në dëm të zhvillimit të vendit!

Lajme te ngjashme