Home Aktualitet 75 % e punonjësve në Albcontrol kushërinj e burra e gra të lidhura me politikën| Po banka e Shqipërisë

75 % e punonjësve në Albcontrol kushërinj e burra e gra të lidhura me politikën| Po banka e Shqipërisë

nga Editor

Nga Artan Fuga


E tmerrshme! Ky politikani, çun i urtë, urt e butë e plot tigani, paska rregjistruar gjithë ata troje, kurse pronarët e ligjshëm nuk marrin kurrë toka por gurë në trastë.

Nuk më duhet ligjshëm pa ligjshëm!

Cfarë bëhet kështu moooooo?

Turp nuk keni moooo!

E çfarë më duhet që shefin e kadastrës a ku e di unë në Berat e fute në burg?

30 vjet ardhje rrotull mileti! Dhe trojet i rregjistron politikani. Dhe në konferencë me gazetarët na thuhet se këtë çështje e vendos familja jonë politike. Akoma presim sa të mblidhet familja? Jo po bëni takim me prindër!

Kjo është vjedhje kolektive që nuk ke gjykatë, zyrë, agjenci shtetrore që zgjidh. Të gjithë gënjejnë!

Ata gënje ne voto!
Ata vidh ne puno!
Ata rregjistro, ne fry sytë!

Ore jam në ëndërr apo këtu jemi në Mars?

Cfarë bëhet mo? Në AlbaKontroll 75 përqind dalin kushërinj e burra e gra me politikën. Cfarë klanizimi, pushtimi i posteve! Hape pak listën e burimeve njerëzore në Bankë hape, hape pak në agjencinë e kontrollit të pasurive, hape pak listën e burimeve njerëzore ne radiotelevizion, hape pak në bashki!

Ore mjaft privatizuat shtetin moreeee ej!

Se ca u mor vesh : kap vota, kap shtetin, kap toka, kap toka, kap shtetin, kap vota, kap vota, kap shtetin kam toka. Eshtë bërë si valle myzeqare, a dropullite a ku dreqin e di unë!

Tuuuuuuurp!

Lajme te ngjashme