Home Aktualitet Pavarësisht marifeteve, Rama do të jetë humbësi i madh!

Pavarësisht marifeteve, Rama do të jetë humbësi i madh!

nga Editor

Nga Kastriot Islami

Procesi elektoral ka nisur me një defekt shumë të madh, më të madhin në historinë e 30 vjetëve demokraci, prishjen e njëanshme nga Rama të marrëveshjes së 5 qershorit, e cila kishte për synim, jo thjesht amendimin e kodit zgjedhor, por mbi të gjitha ndërtimin e besimit mes palëve për zgjedhje të lira e të ndershme.

Që nga ky moment, edhe sikur gjithçka tjetër të ishte perfekte, zgjedhjet e lira e të ndershme do të ishin të pamundura sepse në themel të zgjedhjeve të lira e të ndershme është besimi reciprok dhe vullneti i mirë mes palëve…

Marrëveshja e 5 qershorit u arrit pas një presioni ndërkombëtar, që e detyroi opozitën të ndërronte qasje: të futet në zgjedhje të lira e të ndershme, të garantuara përmes ndryshimeve kushtetuese e ligjore, gjithëpërfshirëse e konsensuale përmes Këshillit Politik.

Me këtë qasje u arrit marrëveshja e 5 qershorit në rezidencën e ambasadores amerikane, me prezencën e ambasadorit të BE e të ambasadorit britanik dhe vëzhgimin e ambasadorit gjerman.

Rama në mënyrë diabolike e zullumqare, vazhdoi të provokonte opozitën, duke e prishur marrëveshjen e 5 qershorit përmes ndryshimeve të njëanshme kushtetuese e ligjore me idenë e tij perverse se kështu do të mund të provokonte përsëri opozitën të largohej nga procesi elektoral dhe zgjedhjet…

Opozita s’ra në këtë kurth…Dhe kështu në pamundësi për të arritur te zgjedhjet e lira e të ndershme, opozita u organizua për fitimin me çdo mënyrë të zgjedhjeve të dëmtuara rëndë nga marifetet e manipulimet e Ramës…

Prishja e njëanshme nga Rama e marrëveshjes së 5 qershorit krijoi perceptimin te shumë votues idealistë se zgjedhjet nuk do të mund të jenë të lira e të ndershme. Opozita e ndodhur përballë këtij situate, për të mos rënë në kurthin e Ramës, vendosi të futet në zgjedhje dhe të përballet me Ramën dhe të gjithë marifetet e tij.

Në vijim të 5 qershorit, jo vetëm nuk ka pasur asnjë reflektim nga ana e Ramës që e prishi marrëveshjen, por as reagim adekuat nga ana e atyre që e ngjizën dhe monitoruan atë. Madje Rama vijoi me një perversitet ekstrem përpjekjet për të hedhur në erë zgjedhjet e lira e të ndershme me shpresën e vetme se kjo do të ishte rruga për të përmbysur rezultatin e pritshmërinë e madhe popullore për ndryshim..

Nuk ka më asnjë dyshim se ‘Rama, në krye të qeverisë, s’ka as vullnet dhe as dëshirë të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme…’. Dhe kjo s’ka përse të çudisë ndokënd. Thënë qartas e shkoqur, me siguri, në 25 prill s’do të mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme…

Kjo është e vërteta e hidhur që duhet pranuar e përballuar me kurajo e dinjitet nga opozita por veçanërisht nga qytetarët në mbrojtje me çdo mënyrë të demokracisë…

Të gjithë përpjekjet e Ramës për përmbysjen e rezultatit zgjedhor, dhe shumë provokime të tjera të bëra prej tij për të nxjerrë jasht sistemit opozitën, janë shpërfillur nga lidershipi opozitar i cili mori vendimin historik: opozita të futet në zgjedhje e do ti fitojë ato.

Pavarësisht marifeteve të tij, opozita do ta mundë thellë Ramën e sektin e tij me gjithçka ka bërë e bën, përfshi edhe marifetet për të prishur zgjedhjet e lira e të ndershme dhe përmbysur rezultatin zgjedhor apo provokimet për ta detyruar opozitën të largohet nga zgjedhjet…

Nëse Rama do të manipulonte zgjedhjet aq sa të hidhte në erë pritshmërinë e shumicës së shqiptarëve, opozita është përgatitur që manipuluesit e zgjedhjeve të kapen mat, dhe qytetarët për të mos e lejuar..Nëse Ramës i shkon mëndja të përdorë dhunën policore e ushtarake atëherë vendi mund të futej në një spirale me pasoja të paparashikueshme…

Është e qartë për shumicën e shqiptarëve por edhe për Ramën, se opozita do ti fitonte me rezultat të thellë nëse zgjedhje do të ishin të lira e të ndershme. Nëse Rama do të shkatërrojë zgjedhjet e lira e të ndershme, fitorja e opozitës do të jetë edhe më e madhe.

Shumica dërmuese e qytetarëve janë të angazhuar për fitore të thellë, dhe të damkosin Ramën jo vetëm si humbës i madh por edhe si shkatërrimtari i zgjedhjeve të lira e të ndershme..

Lajme te ngjashme