Home Aktualitet Mendjeprishuri po kthehet çdo ditë e më shumë që afron 25Prilli në një hall të madh për Vlorën e Shqipërinë

Mendjeprishuri po kthehet çdo ditë e më shumë që afron 25Prilli në një hall të madh për Vlorën e Shqipërinë

nga Editor

Nga Genc Deromemaj

Dje, në një emision guxoi dhe u shpreh se “po ika unë ju mori lumi!”
E kishte fjalën për Vlorën dhe Vlonjatët.

Në panikun e madh që e ka kapur nuk di më se ç’bën!

Harron ky Mjeran Politik, që i ka ditët e numëruara në pushtet se Vlora ka qenë aty Krenare dhe Dinjitoze, e Bukur dhe me Histori të madhe, edhe kur ky nuk ekzistonte fare.

Se Vlora do të jetë e tillë edhe kur ky besëthyer i simboleve të Vlorës të mos jetë më në pushtet.

Se Vlonjatët kanë jetuar e do të jetojnë jetën e tyre dhe nuk ka përse t’i marrë lumi pas ikjes së mendjeprishurit.

Vlonjatët duhet t’i tregojnë vendin që meriton këtij njeriu që i konsideron dhe i numëron Vlonjatët thjesht si vota e njerëz që nuk ndryshojnë dhe jo si njerëz me dinjitet.

Kush e duron deri më #25Prill!

Voto9

ShqipëriaFit❤️n

VloraFit❤️n

Lajme te ngjashme