Home Aktualitet Kryemadhi: 25 prilli dita e ndëshkimit të Rilindjes, gratë shqiptare duan ndryshimin

Kryemadhi: 25 prilli dita e ndëshkimit të Rilindjes, gratë shqiptare duan ndryshimin

nga Editor

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi iu ka drejtuar një mesazh grave shqiptare, që sipas saj duan ndryshimin për familjet e tyre pas 25 prillit.

Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, Kryemadhi tha se 25 prilli është dita e ndëshkimit më të rëndë për Rilindjen.

Mesazhi i Kryemadhit:

25 Prilli është dita e ndëshkimit më të rëndë për Rilindjen që duke i shërbyer vetëm interesave personale të saj varfëroi njerëzit dhe shpopulloi vendin nga rinia.

Entuziazmin për këtë ditë e ndjej më së shumti te gratë shqiptare, të cilat duan ndryshim për familjet e tyre, për fëmijët e tyre.

Ju jap fjalën si grua, si nënë, se bashkimi në këtë moment historik do na bëjë të gjithave krenare për ndryshimin që po sjellim në jetët e fëmijëve dhe familjeve tona.

#VOTO6 🗳 #VOTOLSI 🌹

Lajme te ngjashme