Home Aktualitet Bezhani: Emisarët e Ramës në sport po kërkojnë të uzurpojnë KOKSH për t’a kthyer atë në repart politik të Rilindjes

Bezhani: Emisarët e Ramës në sport po kërkojnë të uzurpojnë KOKSH për t’a kthyer atë në repart politik të Rilindjes

nga Editor

Deklaratë për mediat e kandidatit për deputet të LSI në Tiranë, Viron Bezhani

Konflikti i interesit është kryefjala e Asamblesë Zgjedhore 17 Prill 2021. Për interesa politike e personale po luhet në mënyrë të paskrupullt dhe gjakftohtë me anëtarët e asamblesë së Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, duke iu hequr të drejtën e votës 23 federatave, ndër to edhe një nga federatat më të rëndësishme, siç është ajo e futbollit, me tendencë e pretekst përjashtues dhe dobësues të së drejtës së pjesëmarrjes dhe fuqisë së votës së anëtarëve.
Qeverisja e mirë është pjesë e parimeve themelore të olimpizmit. Shërben për të marrë respektin dhe besimin e të gjithë partnerëve, jo për t’i përjashtuar ata.
LSI është e angazhuar që ligji, parimet e qeverisjes së mirë, karta olimpike dhe demokracia e etika të risillen në vëmendje, si shtylla të zhvillimit të qëndrueshëm të sportit dhe shoqërisë së Lëvizjes Olimpike.

Jam këtu për të denoncuar skandalin e radhës që PS po bën në sport dhe konkretisht në KOKSH. Emisarë partiakë të Rilindjes në sport po shkatërrojnë organizimin dhe funksionimin e tij me qëllimin e qartë për të uzurpuar KOKSH dhe kthyer atë në repart politik të PS.

Nga ana tjetër individë, zyrtarë dhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, ligjshmëria, etika dhe keq menaxhimi financiar në mandatin e tyre i kam çuar në Prokurori të denoncuara nga ana ime si Presidenti i KOKSH. Ata luajnë këtë lojë numrash për t’u siguruar, që politika t’i mbrojë krahët nga shkeljet e tyre, të cilat ligji do t’i zbardhë në kohë, edhe pse përpjekjet akrobatike për të përfituar në zgjedhje të bëra me ngut, tregojnë qartë se sa mungesë etike dhe konsiderate ka institucioni Kombëtar i Lëvizjes Olimpike në Shqipëri.
Duke përdorur kërcënime dhe shantazhe ndaj federatave me bllokime fondesh, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe tërthore, i ka detyruar që të shkatërrojnë Asamblenë Zgjedhore.
Fidel Ylli që kandidon njëkohësisht për deputet, por dhe president i KOKSH, si një ligjvënës, është përgjegjësi i kësaj situate. Në vend që të kërkojmë të zbatohet ligji nga ky ligjvënës, përkundrazi shkelet me të dyja këmbët.
Zyrtarët e KOKSH që janë pjesë e kësaj maskarade dhe loje makinacionesh nuk janë më pak, pasi më minimalja që mund të bënin është njoftimi i federatave për mangësi dokumentacioni dhe jo t’i linin deri në ditët e fundit, duke i përjashtuar. Ky është me të vërtetë një veprim mjaft i turpshëm i këtyre zyrtarëve në thonjëza, të cilët po e turpërojnë jo vetëm sportin, por edhe Shqipërinë. Faleminderit!

Lajme te ngjashme