Home Aktualitet ”The Guardian” zbulon skenarin sesi manipulon qeveria Rama ndjekësit në Facebook

”The Guardian” zbulon skenarin sesi manipulon qeveria Rama ndjekësit në Facebook

nga Editor

Rrjetet sociale janë shumë të rëndësishme në jetën e gjithësecilit prej nesh, aq sa pa to nuk imagjinohet ndryshe. Media britanike ”The Guardian” ka publikuar një investigim, ku tregohet sesi liderët e botës përdorin facebook për të manipuluar dhe sulmuar qytetarët.

Në shkrim përmendet edhe Shqipëria, ku shihet se skuadra e inteligjencës së Facebook u sinjalizua për llogaritë e rreme që mbështesin një nga udhëheqësit politik në Shqipëri.

Investigimi është provuar nga Sophie Zhang, ish-eksperte e të dhënave në kompaninë Facebook e cila ka rrëfyer për The Guardian sesi qeveritë abuzojnë me Facebook për të manipuluar qytetarët.

“Një hetues i inteligjencës së kërcënimeve gjeti prova se rrjeti shqiptar, që po prodhonte komente jo-autentike, ishte i lidhur me individë në qeveri. Më pas çështja u rrëzua”,-shkruan Guardian.

Nëse shumëkush është habitur nga mënyra sesi rriten automatikisht “like” “share” apo “komente”, gazeta thotë se është krijuar një angazhim i rremë për të treguar se lideri është popullor. Problemi qëndron edhe në faktin se algoritmi mëson se faqja është popullore dhe në këtë mënyrë rrit shfaqjen në faqen kryesore të përdoruesve.

Lajme te ngjashme