Home Aktualitet “Çvleftësimi i trashëgimisë kulturore”, Fuga: Çfarë do të thotë të ruhet koha?

“Çvleftësimi i trashëgimisë kulturore”, Fuga: Çfarë do të thotë të ruhet koha?

nga Editor

Nga Artan Fuga

Në ruajtjen e trashëgimisë kulturore më e rëndësishmja që duhet ruajtur është koha që materializohet në kështjella, kisha, xhami, sahate, muze, puse, rrugë, ura, sheshe, banesa, xhubleta, afreske, piktura, skulptura, etj.Cfarë do të thotë të ruhet koha? Pra, të ruhet sa më shumë nga materialet, arkitektura, format, volumet, e dikurshme, sikurse kanë qenë ato dyqind, treqind, njëmijë vite mlë parë. Sigurisht duke i restauruar me kujdes, mirëmbajtur, freskuar, hequr shtresat që vitet kanë shtuar e mbivendosur atje artificialisht, etj.Por, jo të ribëhen nga e para, të pastër, modernë, të kthyer në surrogaton e asaj që ka qenë, që kurrë nuk ka qenë ashtu sikurse e kanë bërë.Restaurimi nuk është rindërtimi nga e para për ta bërë butafori, skenografi, objekt për ta vizituar turistë budallenj nga kjo anë që i habit me gjera “fake”.Nën maskën e restaurimit kështu bëhet çvleftësimi i trashëgimisë kulturore. Gjithça bëhet nikel por është fallco, është e stilizuar sipas së sotmes, është e degraduar!Ti shkon të vizitosh diçka të vjetër të kombit tënd dhe sheh se aty ka vendosur dorë muratori i lagjes me ndonjë tender që ka kollofitur dhe gjysmat i ka ndarë me dreqin e të birin!Unë midis ribërjes me shtesa apo nga e para sipas shijeve dhe materialeve të sotme, të monumenteve të trashëgimisë kulturore apo të rrinë ashtu të vjetër sikurse kanë qenë, më mirë preferoj të jenë ashtu si kanë qenë sa të shoh monumente antike prej guri dhe mermeri të shtuar me tulla të sotme, të shoh kisha me gur të dikurshme shtuar me veranda me tulla dhe lyer me gëlqere të sotme, kur u ndryshua ora e sahatit të vjetër me një orë më duket të prodhimit kinez dikur, qysh atëhere nuk e shoh më sa është ora!

May be an image of pemë, ambiente të jashtme dhe monument

Lajme te ngjashme