Home Aktualitet Tedi Blushi: Skenari i tjetërsimit të vullnetit të vlonjatëve është zbuluar. Krevatin për të sëmurin psikik Rama e kemi gati!

Tedi Blushi: Skenari i tjetërsimit të vullnetit të vlonjatëve është zbuluar. Krevatin për të sëmurin psikik Rama e kemi gati!

nga Editor

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës Ilir Meta, ka reaguar ndaj sulmeve që kryeministri dhe kandidatët e tij për deputetët në Vlorë, kanë bërë ndaj kreut të shtetit.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Blushi shprehet se skenari i manipulimit të votave nga Rilindja në Vlorë është zbuluar dhe kryeministri, Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe të tjerë do të marrin ndëshkimin shembullor.

Mesazhi i Tedi Blushit në Facebook:

“I sëmuri i Surrelit, që tmerrohet nga afrimi i 25 Prillit e ka bërë gati edhe dhomën ku do të shtrohet më 26 Prill, në kërkim të rrethanave lehtësuese për vjedhjet kriminale, që u ka bërë shqiptarëve.

Në mungesë të kartelës mjekësore, Damjan Qameti, por dhe Çimkat e tjerë, e dinë shumë mirë vendin ku do të përfundojnë!

Skenari i tjetërsimit të vullnetit të vlonjatëve është zbuluar dhe përvëluar bashkë me Çimkat e Damian Qametit.

Ora e gjykimit popullor po afron!

Përballjes me Presidentin Meta nuk i shmangeni dot!

Së shpejti do takohemi te Sheshi i Flamurit!

Presidenti Meta, si përherë, në krye të mbrojtjes së zgjedhjeve dhe rendit kushtetues! Vlora do t’ja bëjë fora! 🇦🇱

Lajme te ngjashme