Home Aktualitet Rama-Lleshaj po sillen si shtet i ISIS-it

Rama-Lleshaj po sillen si shtet i ISIS-it

nga Sonila Osmanaj

Prej disa orësh forca të shumta po mbajnë të rrethuar zonën e “Astirit” ku edhe prej 350 ditësh banorët po protestojnë kundër vendimit që i shkatërron banesat dhe i nxjerr në rrugë. Ky akt aspak i pazakontë, duke patur parasysh që edhe protestat kanë qenë të qeta, po tremb burra gra e fëmijë të cilët nuk po i tremben as ligjit apostafat që Rama miratoi me ndihmë të deputetëve kukulla të opozitës në parlament.

Edhe pse brenda ligjeve, banorët e Unazës kanë marrë leje për protestat e tyre, Lleshaj dhe Rama po tregojnë frikën e fundit të tyre që po u vjen nga “Unaza e re”.

Ministri Sandër Lleshaj ka urdhëruar prej disa ditësh që ti mbajë nën presion këta banorë, ku synon zmbrapsjen e tyre dhe tërheqjen nga qëndresa që tregon fytyrën e vërtetë të dyshes Rama-Lleshaj.

Edi Rama dhe banda e tij, me super të devotshmin Sandër Lleshaj, po e shndërrojnë Policinë e Shtetit në një institucion të turpshëm dhe të inkriminuar. Vetë atë shqiptarë të thjeshtë në radhët e policisë ndjehen të turpëruar dhe të tradhtuar.

Ata u morën dhe u përdorën nga Rama për të mbrojtur parcelat e drogës, u përdorën për të mbrojtur kriminelë, por prej kohësh tashmë po përdoren edhe kundër popullit të tyre.

Ministri Lleshaj  në vend që të vihet në krye të operacioneve anitdorgë e antikrim, është bërë qesharak, se ka “nisur” negociatat për BE-në,  duke fluturuar sa në një vend në tjetrin vend të Evropës për t’u mbushur mendjen se po “lufton” krimin e drogën dhe se e ka hak çeljen e negociatave.

Vendimi i qeverisë për të prishur të paktën 317 godina në zonën e Astirit në Tiranë, pa procedurë dhe kompesim të drejtë, është shkelje e të drejtave të njeriut dhe të drejtave kushtetuese të qytetarëve, të cilat janë një nga kriteret e papërmbushura të Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE-në.

Qeveria ka vendosur të zgjerojë pjesën e unazës së madhe të Tiranës nga Pallati me Shigjeta tek rreth rrotullimi i njohur si Shqiponja.

Projekti i ndërhyrjes nuk është bëre publik, ndaj informacioni për të është i kufizuar. Sidoqoftë, dihet se projekti fillestar nuk parashikonte prishje të objekteve anash rrugës ekzistuese, por ai është ndryshuar, nuk dihet se pse dhe si, duke parashikuar zgjerimin e rrugës ekzistuese edhe pse ajo aktualisht ka tre korsi në çdo kah.

Si rezultat, tani duhet të prishen të paktën 317 godina—ka burime që pretendojnë se numri shkon deri mbi 800 godina—në të cilat banojnë rreth 600 familje dhe veprojnë dhjetëra biznese. Të paktën 163 banesa janë në proces legalizimi, por qeveria ka vendosur të ndërpresë procesin e legalizimit sapo ajo shpalli tenderin për rindërtimin e unazës në datën 7 shtator 2018, pa i lajmëruar fare qytetarët. Nuk dihet se me çfarë procedure është anulluar procesi i legalizimit.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!
WhatsApp Na Shkruani!