Home Aktualitet I futi thikën në fyt, nusja dibrane pranon krimin: E vrava vjehrrën pas sherrit…

I futi thikën në fyt, nusja dibrane pranon krimin: E vrava vjehrrën pas sherrit…

nga Editor

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Dibër, ku nusja vrau vjehrrën. ABC mëson se ngjarja në fshatin Burim të Maqellarës ndodhi pas orës 23:30. Gjatë mbrëmjes ka pasur një debat mes vjehrrës Naile Markja 74-vjeçe dhe nuses Miranda Markja 44 vjeç.

Debati agravoi dhe nusja mori thikën duke ia ka vënë në fyt vjehrrës, duke e goditur. Më pas ia ka ngulur edhe dy herë thikën në bark e kraharor duke i marrë jetën.

Familjarët dëgjuan zhurmën dhe njoftuan menjëherë policinë. Burime nga policia bëjnë me dije se, 44 vjeçarja ka pranuar krimin, ndërsa mësohet se nuk kanë pasur konflikte të mëparshme dhe se ngjarja ka qenë pas një konflikti të çastit.

Lajme te ngjashme