Home Aktualitet Tritan Shehu në fshatrat e Përmetit: Ndeshkim keqqeverisjes më 25 prill. Shumica e shqiptarëve votojnë PS, votojnë ndryshimin

Tritan Shehu në fshatrat e Përmetit: Ndeshkim keqqeverisjes më 25 prill. Shumica e shqiptarëve votojnë PS, votojnë ndryshimin

nga Editor

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD Qarku Gjirokastër Prof.Dr.Tritan Shehu, ka zhvilluar takime në familjet e fshatit Piskovë në Përmet. I shoqëruar nga kandidatja për deputete e PD për Përmetin dhe Këlcyrën Dr.Joana Qirollari, zoti Shehu është mirëpritur nga familjet në Piskovë ku ka marrë edhe garancinë e ndryshimit të madh që pret kjo zonë më 25 prill. Në kontaktet me banorët e këtushëm, këta të fundit i kanë përcjellë zotit Shehu shqetësimet me të cilat ndeshen, papunësia dhe varfëria e cila është eskaluar sidomos në tetë vitet e fundit. Ndryshimi është i pritshëm dhe Piskova do t’i bashkohet pjesës tjetër të Shqipërisë për të qenë pjesë e përmbysjes së madhe-janë shprehur banorët e këtij fshati.

Lajme te ngjashme