Home Aktualitet Denoncim i fortë nga Vukaj: Certifikata të pronësisë po shpërndahen natën në këmbim të votës…

Denoncim i fortë nga Vukaj: Certifikata të pronësisë po shpërndahen natën në këmbim të votës…

nga Editor

Partia Demokratike ka denoncuar publikisht tentativat e pushtetit qëndror dhe atij lokal, për blerjen e votës në këmbim të një vendi pune apo dhënies së certifikatës së pronësisë. Për këtë arsye anëtarja e Rregullatorit kërkoi një seancë urgjente me Prokurorin e Përgjithshëm me qëllim parandalimin e krimeve zgjedhore para 25 prillit.

Partia Demokratike nëpërmjet anëtares së saj në Komisionin Rregullator, është e shqetësuar për tentivat e blerjes së votës së 25 prillit. Helga Vugaj hedh dyshimet se përsona të veshur me funksion shtetëror po tentojnë të blejnë votën e qytetarë në këmbim të favoreve të ndryshme.

“Denoncime për punësime të përkohshme, investime të pashoqe dhe të pashembullta elektorale si asfalte elektorale pa procedura, shpërndarje ndihmash, parash, certifikata pronësie natën në këmbim të votave”.

Vukaj kërkoi një seancë dëgjimore urgjente me Prokurorin e Përgjithshëm për të evidentuar publikisht të gjitha rastet e kallëzuara. “Do të ishte shumë më vlerë të ishte në një seancë dëgjimore ku të na informonte konkretisht mbi kallëzimet. Kjo është imediate sepse ne duhet të parandalojmë dhe marrim masa para se krimi zgjedhor të kaplojë vendin. Kjo që po ndodh është shumë, shumë e rrezikshme”.

Lajme te ngjashme