Home Aktualitet Gazetari Irlandez për “The Irish Times”: Edi Rama, pronar i një galerie në Berlin

Gazetari Irlandez për “The Irish Times”: Edi Rama, pronar i një galerie në Berlin

nga Editor

Gazetari Daniel McLaughlin ka intevistruar kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha dhe ka shkruar një artikull në gazetën prestigjioze “The Irish Times”, lidhur me perspektivën europiane të Shqipërisë.

Gazetari shprehet se imazhi ndërkombëtar i Edi Ramës, si një kryeministër artist dhe ekstravagant, bie në kontrast me akuzat që kritikët bëjnë ndaj tij. Por, gazetari shprehet gjithashtu se Edi Rama, është pronar i një galerie në Berlin, një fakt ky i panjohur për mediat dhe publikun në Shqipëri.

“Rama dhe aleatët e tij, akuzohet se u bëjnë presion mediave kritike, duke kufizuar aksesin ndaj informacionit dhe duke shmangur përgjegjësinë, me kanalin e tij online ERTV – Edi Rama TV – të kthyer në një nga dritaret krysore të aktivitetit qeveritar. 

Rreth dy dekada pasi u bë kryebashkiak i Tiranës dhe nisi të mbulonte fasadat e pallateve me ngjyra të ndezura dhe murale të guximshme, disa liderë të BE-së mbeten ende të pa bindur se shenjat e ndryshimeve pozitive në Shqipëri, janë më shumë se fasadë“, shkruan Daniel McLaughlin në “The Irish Times”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!