Home Aktualitet “Dheu elektoral”/ Xhixho paralajmëron kandidatin socialist: Mos kujtoni se do t’i mashtroni kështu njerëzit!

“Dheu elektoral”/ Xhixho paralajmëron kandidatin socialist: Mos kujtoni se do t’i mashtroni kështu njerëzit!

nga Editor

Nënkryetarja e LSI-së, njëherësh edhe kandidate për deputete në zgjedhjet e 25 prillit, Erisa Xhixho, denoncoi “dheun elektoral” të hedhur në Shkozë, sipas saj, nga “Alqi Bllako dhe shpura e politikanëve që kërkojnë t’u hedhin hi syve e të blejnë dinjitetin e qytetarëve”.

“Mos kujtoni se do i mashtroni kështu njerëzit që jetojnë në atë zonë, ku nuk vutë dorë as për rrugën, ndriçimin, kanalizimet, legalizimet”, shkruan Xhixho në rrjetet sociale.

Postimi i Xhixhos

Panik e frikë nga ndëshkimi shembullor që do merrni më 25 prill tregon ky dhe’ elektoral i hedhur sot në Shkozë.

Detyren ndaj qytetarëve që nuk e bëtë në 8 vjet nuk e mbuloni dot.

Mos kujtoni se do i mashtroni kështu njerëzit që jetojnë në atë zonë, ku nuk vutë dorë as për rrugën, ndriçimin, kanalizimet, legalizimet.

Alqi Bllako dhe shpura e politikanëve që kërkojnë t’u hedhin hi syve e të blejnë dinjitetin e qytetarëve do e marrin përgjigjen që meritojnë nga vota masive e popullit.

Lajme te ngjashme