Home Aktualitet Covid-19 i merr jetën gazetares Anila Dushi

Covid-19 i merr jetën gazetares Anila Dushi

nga Editor

Prej ditësh e infektuar me COVID-19, gazetarja e njohur nga Shkodra, Anila Dushi ka ndërruar jetë, pasi nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen e rëndë. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale kolegët e saj.

Kolegu i saj, gazetari Ardi Hoti dha njoftimin në Facebook duke shkruar: “Covidi na mori nje nga gazetaret qe pervec nje kolege e mike e mire u kthye ne nje “nene” te dyte me keshillat qe i jepte cdo kolegu gazetare. Pothuajse i gjithe brezi i ri gazetareve ne Shkoder u rrit ne kompjuterin Tend. Ne ate kompjuter gjenden fotot e gazetareve qe kur ishin “femije” e derisa u bene me femije. E veshtire per kedo ti thotë lamtumire Anila Dushit”.

Vetëm pak ditë më parë gazetarja, shkruante në Facebook, se lufta me COVID, ishte një tmerr.

Kam besuar qe ne fillim se Covid 19 eshte nje lufte boterore. Kam degjuar mjaft nga ata qe e kane kaluar. Por qenka Tmerr.’- shkruan Anila Dushi me datën 4 prill në Facebook.

Lajme te ngjashme