Home Aktualitet Kandidatja e LSI, Esmeralda Qirko: Më 25 Prill ndryshimi i madh do të vijë nga mbështetja dhe vota masive e grave

Kandidatja e LSI, Esmeralda Qirko: Më 25 Prill ndryshimi i madh do të vijë nga mbështetja dhe vota masive e grave

nga Editor

Kandidatja e LSI në Berat, Esmeralda Qirko, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me gra dhe vajza të këtij qyteti. Përfaqësuesja e LSI ka prezantuar programin e LSI për gratë dhe pikat kryesore ku bazohen premtimet e LSI në këto zgjedhje.

Mesazhi i kandidates Esmeralda Qirko në Facebook:

“Vajzat e kanë vendin vetëm aty ku ato vetë dëshirojnë e ëndërrojnë. Çdo gjë është e mundur dhe çdo ëndërr e juaja mund të bëhet realitet nëse ju luftoni për të”- Vjosa Osmani.

Fjalimi i Presidentes shumë të dashur dhe të sapozgjedhur të Kosovës më erdhi ndër mend teksa pata një takim të shkëlqyer dhe inkurajues me gratë dhe vajzat e mrekullueshme të lagjes “30 vjetor” të qytetit të Beratit.

Është mahnitëse dëshira e jashtëzakonshme e tyre për të kontribuar për një Shqipëri më të mirë, për një shoqëri më të shëndoshë, për një ekonomi më të qëndrueshme.

LSI është një forcë politike e cila ka në fokus kryesor fuqizimin e rolit të gruas në politikë dhe shoqëri si dhe mbështetjen ndaj familjeve shqiptare.

Arsimimi i vajzave, punësimi i grave, fuqizimi i rolit të tyre në politikë dhe shoqëri janë pjesa kryesore e programit qeverisës së LSI, prandaj dhe gratë dhe vajzat e Beratit dhe gjithë Shqipërisë i janë bashkuar fuqishëm forcës sonë politike.

Më 25 Prill ndryshimi i madh do të vijë pikërisht nga mbështetja dhe vota masive e grave dhe vajzave shqiptare.

Lajme te ngjashme