Home Aktualitet Kandidati i LSI në Shkodër, Agron Çela takim me personat me aftësi të kufizuara: Do të jem zëri juaj në Kuvend dhe përballë çdo institucioni tjetër

Kandidati i LSI në Shkodër, Agron Çela takim me personat me aftësi të kufizuara: Do të jem zëri juaj në Kuvend dhe përballë çdo institucioni tjetër

nga Editor

Me drejtues dhe anëtarë të shoqatës së para dhe tetraplegjikëve, zhvilloi takimin e radhës kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim Agron Çela, së bashku me pjesën tjetër të ekipit. Duke ditur problematikat që ato hasin në përditshmëri, që nga mungesa e rampave në shumë rrugë dhe institucione, tek sorollatjet për letrat e Kempit në Tiranë, apo pamundësia që të punësohen dhe integrohen me të drejta të barabarta, Çela ju premtoi se pas 25 prillit ky realitet do të ndryshojë. Ai premtoi se do të jetë zëri i tyre në kuvend dhe përballë cdo institucioni tjetër që i bëhet pengesë.

Një nga shqetësimet që u ngrit prej të pranishëmve ishte edhe fakti se shumë qendra votimi janë caktuar në katet e dyta apo në godina që nuk kanë rampa, vetëm për t’i penguar që të ushtrojnë të drejtën e tyre. Në këtë pikë kandidati Çela duke e dënuar këtë sjellje diskriminuese ndaj kësaj shtrese, ju dha këtë premtim!

Më herët kandidati Çela zhvilloi takime edhe në Tuz të Malit të Zi, atje ku jetojnë shqiptarët, por edhe punojnë shumë shkodranë. Përveç takimeve me politikan, ku mori urimet për fitoren e LSI, ai u njoh edhe me kushtet e tregtisë në tregun e Tuzit, ku shumë shkodranë e malësore ushtrojnë aktivitetin prej vitesh.

Vizitën e tij në Tuz, kandidati Çela zgjodhi ta mbyllë në muzeun etnografik të atdhetarit Shtjefen Ivezaj. Prej vitit 2002, 86 vjeçari e ka kthyer shtëpinë e tij, në një muze ku mbarten objekte e vlera të radha. Në përmbyllje të kësaj vizite, kandidati i LSI Agron Çela premtoi se në kuvendin e Shqipërisë do të jetë një zë jo vetëm për banorët e qarkut Shkoder, por edhe për të drejtat e shqiptarëve në Malin e Zi.

Lajme te ngjashme