Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, në një video që ka ndarë në Twitter, ka treguar se cila është mënyra e duhur për votuar.
Mënyra e saktë e shënimit të fletës së votimit është:
Vendos shenjën x ose + brenda kutisë vetëm oër një parti politike ose koalicionin dhe vetëm kandidatin e asaj partie apo atij koalicioni.
Vendos shenjën x ose + brenda kutisë vetëm për partinë politike ose koalicionin pa votuar kandidatin.
Vendos shenjën x ose + brenda kutisë vetëm për një kandidat edhe nëse nuk dëshiron të votosh partinë apo koalicionin të cilit i përket kandidati.