Home Aktualitet Ato që Rama nuk i thotë dot në Sarandë

Ato që Rama nuk i thotë dot në Sarandë

nga Editor

NGA SKERJAN DHULI

Edi Rama mblodhi sot rreshterët e pushtetit të tij në Sarandë për të hedhur baltën e radhës ndaj opozitës pa folur për asnjë punë të bërë në Sarandë këto 8 vite në pushtet dhe 10 vite që drejton bashkinë.

  • Por Ramës nuk i nxe goja të thotë se turizmi në Sarandë u rrit nga investimi më i madh i bërë në Shqipëri nga qeveria e PD, Rruga e Kombit.
  • Edi Ramës nuk ja thotë askush nga rreshterët e tij gojëkyçur se deri në 2009 në Sarandë kishte 1/10 e hoteleve dhe investimeve familjare nga ato që janë sot si pasojë e dyndjes së pushuesve nga Kosova dhe Maqedonia të ardhur prej asaj rrugës së Kombit. Këto janë para që mbeten në Sarandë.
  • Edi Rama nuk e thotë e gojëkyçurit nuk ja thonë dot se deri në 2007, kohë kur PD bëri rrugën e bregdetit nga Palasa në Sarandë, e gjithë kjo zonë vizitohej nga 1/20 e pushuesve që e vizitojnë sot. Këto janë të ardhura që mbeten tek banorët e zonës.
  • Edi Rama nuk e thotë e të pagojët e pushtetit të tij në Sarandë nuk ja thonë dot se Bashkia e Sarandës nuk ka bërë asnjë investim në asnjë rrugë të qytetit duke e kthyer sot qytetin në gërmadhë.
  • Edi Rama nuk e thotë dot e Niko Kuri ska as kurajo e as zë t’ja thotë se spitali në Sarandë sot ka mungesë gjysmën e mjekëve specialistë.
  • Edi Rama nuk e thotë e Anila Denaj nuk ja thotë dot që bisneset në Sarandë, shumica janë të vdekura ekonomikisht e ato që mbahen në këmbë çdo muaj paguajnë normën tek hajdutët e çdo grupi inspektimi që ngjitet pas dere si Rama pas këpucës derisa të marrë shifrën e korrupsionit.
  • Edi Rama nuk e thotë dot e aty ska kush tja kujtojë se gjysma e fushave nga Delvina në Konispol kanë mbetur djerrë se as nuk ka kush i punon e ata që kanë mbetur janë të falimentuar nga masakra e tregut që sjell produkte të huaja për shqiptarët.
  • Edi Rama nuk e thotë dot që rinia në Sarandë dhe Delvinë sot sheh të vetmen zgjidhje ikjen nga Shqipëria si rrugën e vetme për të rritur cilësinë e jetës.
  • Edi Rama nuk e thotë dot e gojëkyçurit ulur në karrige nuk ja kujtojnë, NJË investim të madh, të vetëm, në këtë zonë. Një të vetëm.

Dhe meqë kërkoi votë patriotike, po i them se vota patriotike në qark të Vlorës dhe gjithë Shqipërinë do jetë kundër tij dhe organizatës kriminale që ai drejton, si e vetmja shpresë që Shqipëria të bëhet, dhe kjo është vota patriotike që i duhet vendit.

Shihemi në 25 Prill !

Lajme te ngjashme