Home Aktualitet Gazetari shqetësohet për Ramën: Duket i lodhur, ata që bënë para me të, t’i bëjnë një klizmë…

Gazetari shqetësohet për Ramën: Duket i lodhur, ata që bënë para me të, t’i bëjnë një klizmë…

nga Editor

Gazetari Enkel Demi është shprehur shumë i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të kryeministrit Edi Rama.

Ai mori shkas nga intervista e mbrëmjes së të enjtes, ku Rama u shfaq në emisionin “Log”, të Endri Xhafos. Kryeministri nuk dukej mirë me shëndet dhe ndonëse kundërshtar me të i rekomandon të bëjë disa analiza.

Shqetësimi i Enkel Dem

“Dje unë kam qenë shumë i shqetësuar, se në radhë të parë ka të njëjtin stil të veshjes të përpara 20 vjetësh, por është plakur shumë, është shumë i lodhur, është i mbaruar fare. E pashë portretin e tij, përveç zbardhjes së flokëve, ai përcillte stres.

Tek e fundit unë nuk është se e urrej Edi Ramën, prandaj mendoj që në pikëpamjen klinike ta ndihmojmë që pas 25 prillit të mos jetë më kryeministër dhe shqiptarët ta ndihmojnë duke mos e votuar, se do na plasi. I ka rënë qesja e syrit dhe po i shkon deri te mjekra.

Unë nuk mendoj si Ilir Meta që donte ta mbyllte në çmendinë, unë them që atë po e lëshon trupi. Jam i shqetësuar seriozisht, se ai ka disa probleme shëndeti, është astmatik, është duhanpirës, pi duhan si qen, domethënë pi shumë duhan dhe kjo po i rëndon pushtetin. Çe do pushtetin, kur në fund fare po i rëndon trupin, aq më tepër që e mban veten edhe si besimtar thuhet se trupi është tempulli i Hyut. Nuk duhet ta keqtrajtosh trupin siç po e keqtrajton ai. Këtu e ka të gjithë hallin.

Unë i rekomandoj njerëzve që duan, në qoftë se ka akoma, sepse armiqtë e tij më të mëdhenj janë bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Mendoj që nëse e duan, fjala vjen Engjëll Agaçi besoj e ka dashurinë e sinqertë me të, se kanë bërë lekët e dynjasë me të, që t’i bëjë një palë analiza, se gjynah dhe do ju plasë e do u mbetet në dorë. Prandaj, edhe për kombin edhe për partinë socialiste, edhe për veteranët e luftës, veçanërisht 95-vjeç e lart, ta ruajmë Edi Ramën si monument dhe mbi të gjitha t’i bëjmë disa analiza dhe ta shpëtojnë se mbi të gjitha nuk është mirë me shëndet. Kjo duhet bërë sipas mendimit tim dhe të mendoni që unë jam kundërshtar i tij, nuk e urrej, në thelbin tim e vlerësoj shumë, kur është në shtëpi.

Unë nuk marr vesh nga mjekësia, por te “I sëmuri për mend” i Molierit argumentohej klizma, nuk e di do mbaroj punë, por nejse…”

Lajme te ngjashme