Wed. Apr 14th, 2021

Nga Beti Njuma –
Nëse ky është kamikazi i Rinasit atëherë jam krenare që mbështes terroristin Andel Trebicka, një nga djemtë më fisnikë që kam njohur në mal e në jetë dhe ndjesë o mik që ta shpreha simpatinë në rrethana lufte. Protesta juaj shpresoj t’i japë zë dhe forcë një populli të cilit po tentohet t’i mbyllet goja duke e kërcënuar e shantazhuar me format më të ndyra, deri tek buka e gojës.
Tek “Drita që u shua” Ivan Krastev kujton Bertold Brechtin që në vitin e largët 1953, reagoi pas protestës së punëtorëve në Gjermaninë Lindore duke shkruar një poezi me titull “Zgjidhja” ku sugjeronte që në rast se qeveria ishte kaq e zhgënjyer me popullin, atëherë thjesht e shkoqur qeveria duhet ta shpërndante popullin ekzistues dhe të zgjidhte një të ri.
Natyrisht që ironinë e Brechtit ky i gjati e ka marrë seriozisht përderisa na gjeti si zëvendës bangladeshasit, e juve kontrollorët turq, por mos u dorëzoni! Për fat popullin s’e ndrron dot, qeverinë po!

error: Content is protected !!