Home Aktualitet Braimllari: Policia dhe prokuroria të tërhiqen nga dhuna mbi banorët e Unazës se Re

Braimllari: Policia dhe prokuroria të tërhiqen nga dhuna mbi banorët e Unazës se Re

nga Albina Hoxhaj

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllare ka apeluar policinë dhe prokurorinë të tërhiqen nga dhuna ndaj banorëve të Unazës së Re.

“Banoret e Unazes se Re po perballen me nje presion te papare shteteror.
Edi Rama ka urdheruar strukturat e tij kriminale te shtype banoret Unazes se Re per te vene ne zbatim projektin e tij me te madh korroptiv, 20 milione euro nje kilometer.
I bej thirrje, strukturave te pergjegjshme te Policise se Shtetit dhe prokurorise te distancohen nga kjo skeme e Edi Rames e cila demton drejtperdrejt te drejtat themelore te njeriut .
LSI eshte e angazhuar dhe po monitoron nga afer situaten dhe dhunen e ushtruar nga segmente te caktuara te Policise se Shtetit .

Tani eshte momenti qe çdo qytetar te dali ne mbrojtje te banoreve te Unazes se Re sepse sot Edi Rama po dhunon ata neser do dhunoje pronen e gjithe shqiptareve”, shkruan Braimllari në profilin e tij zyrtar.

Lajme te ngjashme