Wed. Apr 14th, 2021

Në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-deputeti Edi Paloka u shpreh se Durrësi ka qenë historikisht i djathtë dhe shtoi se në 2017, me gjithë burimet e tij Rama nuk mori dot më shumë se 7 mandate.

Paloka: Durrësi ka qenë historikisht i djathtë, prandaj kemi një arsye për të shpresuar. Ndaj kësaj qeveri ka një urrejtje të hapur në të gjithë vendin. Shumë socialistë që i takoj më thonë që të iku, disa e thonë hapur disa jo.

Ne si opozitë në vitin 2017 ishim jashtë loje, duhet ta pranojmë. Nuk ka rëndësi për fajin e kujt. Kemi marrë përsipër gjithë përgjegjësitë. Aso kohe Rama bëri gjithçka dhe nuk mori dot as për 7 mandate në Durrës. Sot jemi në kushte komplet të tjera.

error: Content is protected !!