Wed. Apr 14th, 2021

Brenda 24 orësh Edi Rama ka shpallur fitoren mbi ‘grushtin e shtetit’ që sipas tij organizuan 60 kontrollorë të aviacionit.

Balluku deklaroi sot nga Rinasi se nesër do të nisin fluturimet normale, por pa shpjeguar se si i kanë zëvendësuar kontrollorët. Zërat thonë se do të vijnë kontrollorë nga Turqia.

E menjëherë pas Ballukut edhe Rama shkroi në Tëitter, duke shpallur fitoren mbi ‘grushtin e shtetit’ dhe për këtë njoftoi edhe presidentin Ilir Meta.

‘Ilir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër!

Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrumpallës në prag të zgjedhjeve dështoi!

Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL’, shkrojti Edi Rama në Twitter.

error: Content is protected !!