Wed. Apr 14th, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të klerikut shkodran Haxhi Fejzi Zaganjori.

Në mesazhin e tij ngushëllues Basha shkruan: “Me trishtim të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Sheh Haxhi Fejzi Zaganjorit, simbol i patriotit dhe qytetarit shkodran, klerik i nderuar, mishërim i përkushtimit ndaj besimit në Zot dhe respektit e bashkëpunimit ndërfetar, personalitet me kontribute për Shkodrën e më gjerë.

Jam shpirtërisht pranë znj. Valdete, familjes Zaganjori dhe miqve të tij të shumtë në këtë humbje të madhe për ta dhe për Shkodrën. Sot humba një mik të çmuar, këshillat e urta dhe fjala e të cilit do të më mungojnë shumë. Zoti e mëshiroftë dhe i dhëntë paqen e përjetshme!”

error: Content is protected !!