Wed. Apr 14th, 2021

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar pas arrestimit të kontrollorëve të Rinasit nga policia.

Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se “askush nuk e beson më këtë Prokurori dhe SPAK, që nuk heton e ndalon Edi Ramën!

Më tej, Vasili thotë se një zonjë kontrollore e trafikut ajror u shoqërua nga policia sapo doli në ekran, ndërsa Edi Rama, që u shkakton shqiptatëve 120 milionë euro dënim për Becchetin nuk hetohet dhe as ndalohet.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook

Askush nuk e beson më këtë Prokurori dhe SPAK, që nuk heton e ndalon Edi Ramën!
Dje menjëherë pas daljes në Oponion te Fevziu një zonjë kontrollore e trafikut ajror Flora Ndreca shoqërohet në Polici.
Edi Rama, që ju shkakton shqiptatëve 120 milionë euro dënim për Becchetin nuk hetohet dhe as ndalohet.
Edi Rama, që shantazhon publikisht me vaksinën nuk hetohet dhe ndalohet.
Edi Rama, që shantazhon mësuesit e mjekët me vendin e punës nuk hetohet dhe nuk ndalohet.
Edi Rama, që shantazhon punonjësit e policisë që denoncojnë trafikantët e dhunuesit nuk hetohet e ndalohet.
Edi Rama, që i thotë policisë hidhni uniformat dhe bëni vota për rilindjen nuk hetohet dhe nuk ndalohet.
Këtë prokurori të kapur turpërisht nga rilindja nuk e beson më askush dhe nuk i duhet as dreqit!!

error: Content is protected !!