Wed. Apr 14th, 2021

Tre kontrollorëve të aeroportit të Rinasit iu është komunikuar masa e arrestit në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku mbahen prej 12 orësh.

Tre personat e arrestuar janë Flora Ndreca, Muhir Mezini dhe Armando Fezga, ndërkohë që akuza e ngritur ndaj tyre është ajo e shpërdorimit të detyrës.

Këta persona dyshohet se janë organizatorë të situatës në Albcontrol, ku të gjithë kontrollorët njëzëri shpallën paaftësinë e përkohshme për punë.

Avokati i kontrollorëve të trafikut ajrorë, Rezart Kthupi, përmes një prononcimi për mediat më herët tha se akuza për shpërdorim detyre nuk qëndron, pasi kjo akuzë vlen për administratën publike dhe jo për një sh.a që nuk varet nga shteti.

“Shpërdorimi i detyrës është një term që përdoret për administratën shtetërore nuk e di arsyetimi që bën prokuroria për ta konsideruar si ‘Shpërdorim Detyre’. AlbControl është një sh.a që nuk pjesë e administratës shtetërore”, tha Rezart Kthupi.

Në një njoftim të dhënë më parë nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO), Aerporti i Rinasit do të qëndrojë i mbyllur të paktën deri në orën 15:00 të pasdites së sotme, ndërkohë që disa prej qytetarëve janë njoftuar se pasdite mund të nisin fluturimet.

error: Content is protected !!