Home Aktualitet “100 dështimet e Ramës”, Basha: Qeveria përdori pandeminë për të abuzuar me të drejtat e njeriut dhe lirinë e shtypit

“100 dështimet e Ramës”, Basha: Qeveria përdori pandeminë për të abuzuar me të drejtat e njeriut dhe lirinë e shtypit

nga Editor

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një postim në rrjetet sociale, shprehet se qeveria Rama përdori pandeminë për të abuzuar për të drejtat e njeriut dhe lirinë e medias.

Basha thekson se Rama ka dështuar që të ofrojë liri dhe të drejta të njeriut në vendin tonë dhe këtë e dëshmojnë raporte të agjencive ndërkombëtare.

“Edhe 16 ditë kanë ngelur deri më datë 25 prill, kur edhe do mbahen zgjedhjet. A janë respektuar të drejtat e njeriut dhe liria e shtypit në Shqipëri, përgjatë vitit 2020?

Përgjigja është JO. Sipas Amnisty International, qeveria shqiptare përdori situatën me pandeminë që të abuzojë qoftë me forcë për të drejtat e njeriut dhe lirinë e shtypit”, shkruan Basha.

Lajme te ngjashme