Wed. Apr 14th, 2021

Kandidatja për deputete e LSI-së në qarkun e Tiranës, Nora Malaj, duke folur për grevën e kontrollorëve në Aeroportin “Nënë Tereza”, deklaroi se qeveria vazhdon, që për çdo problem, të shprehet se “fajin e ka Saliu”.

Malaj thekson se qeverisja e vendit është problematike në çdo aspekt, duke shtuar se presidenti po luan thjesht një rol luajal.

“Prezenca e ushtrisë në aeroport nuk ka arsye. Duhet të kemi parasysh se borxhi jonë është shumë i madh dhe e kemi në qafë. Uroj që situata të ketë zgjidhje. Vazhdohet akoma me skenarin se fajin e ka Saliu.

Zgjidhja është e atyre njerëzve, që duhet të përgjigjen për situatën. Meta tha se maxhoranca ka tension. Jemi në keq-qeverisje në të gjitha anët. Pas 17 ditëve kemi zgjedhje, pse do bëhet grusht shteti? Presidenti po bën rolin luajal, kryeministri bën mirë të dëgjojë, të mos nervozohet dhe të përgjigjet përpara shqiptarëve”, u shpreh Malaj.

error: Content is protected !!