Wed. Apr 14th, 2021

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili deklaron se Edi Rama bëri qesharake Ushtrinë dhe Policinë, që lufton me armiq imagjinare dhe përdoret sa herë që i hyn lepuri në bark.

“Koha e Rampallës ka mbaruar!

Koha e Kushtetutës dhe ligjit po gjëmon.

Rampalla bëri qesharake Ushtrinë, që lufton me armiq imagjinare dhe përdoret sa herë që i hyn lepuri në bark.

Koha e kthimit të dinjitetit të Ushtrisë po buçet.

Rampalla e bëri armike të qytetarëve policinë sa herë që frika i merr shalët.

Koha e kthimit të Policisë në mike të qytetarëve dhe ligjit po bubullin.

Rampalla është kryefjala e frikacakëve dhe batakçinjve pa atdhe.

Referendumi mbarëpopullor i 25 prillit është kryefjala e të rinjve dhe rejave, e burrave dhe grave, që s’ju dridhet syri dhe për atdheun japin gjithçka”, deklaroi Petrit Vasili.

error: Content is protected !!