Wed. Apr 14th, 2021

Në një status në Twitter, Rama u ka bërë apel kontrollorëve që të ndahen nga organizatorët. Kreu i qeverisë shton më tej se kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol.

Kryeministri Edi Rama ka vijuar kërcënimet për kontrollorët e Albcontrol të cilët që nga mëngjesi i sotëm kanë braktisur punën dhe për pasojë në aeroportin e Rinasit janë anuluar fluturimet. Në një status në Twitter, Rama u ka bërë apel kontrollorëve që të ndahen nga organizatorët.

Kreu i qeverisë shton më tej se kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol.

“Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!”- shkruan Rama.

error: Content is protected !!