Home Aktualitet Pse nuk i arreston kryeministri punonjësit e grevës së aeroportit?

Pse nuk i arreston kryeministri punonjësit e grevës së aeroportit?

nga Editor

Sot pati grevë në Rinas, u blloku aeroporti. Mediat e Qeverisë, si me
porosi e me një regji djallëzore nga Rilindja, u sulën duke thënë se sot që do vinin vaksinat me avion dhe ishte opozita që organizoi grevën në aeroport.
Menjëherë filluan sulmet nga kryeministri duke e përdorur mjeshtërisht ndjeshmërinë e popullit për bllokimin vaksinave.
Pra që të ndikojë në fushatën elektorale në favor të PS.
Por këtë lojë djallëzore e denoncoi lideri opozitës Lulzim Basha që akuzoi publikisht se kjo mbetet lojë e Ramës dhe se ai është ideatori i kësaj greve, për ta shfrytëzuar politikisht.
Djallëzi tamam rilindase!
Presidenti Meta bëri thirrje për zhbllokimin e aeroportit duke nisur urgjent fluturimet. Ai shtoi se qeveria kishte kohë që t’u plotësonte kushtet punonjësve.
Palët janë përfshirë në deklarata e kundërdeklarata për këtë problem.
Por një pyetje duhet sqaruar: Aeroporti është nën varësinë e qeverisë dhe derisa ka policinë në dorë pse nuk i arreston të gjithë punonjësit që kanë bllokuar lëvizjen e avionëve por thotë se do të bëjë padi në prokurori!?
Kjo puna e padisë në prokurori dihet se si përfundon përherë!
Pra tani Rilindja i përdori për grevë që të akuzojë opozitën dhe Presidentin duke u munduar të krijojë pakënaqësi te njerëzit dhe më vonë i fal, pasi janë të iniciuar nga vetë qeveria për llogari politike të saj.
Ndaj nëse nuk ka gisht Kryeministri në këtë lojë të pistë në Rinas, të nisë policinë dhe t’i arrestojë.
Dhe të nisë puna në Rinas. Natyrisht një qeveri serioze ka specialistë rezervë për raste të tilla grevë.
Por duket qartë se kjo është një regji dinake e Edi Ramës që duke përdorur mediat kërkon të krijojë një pakënaqësi popullore ndaj opozitës.
Skenar gebelsian si dikur Hitleri që dogji parlamentin që të gjente pretekst për arrestimin e opozitës.

Lajme te ngjashme