Home Aktualitet Faktet me foto dhe video, Ministrja e Shëndetësisë shkel Kodin Zgjedhor me zyrat elektorale. Albana Vokshi padit në KQZ Ogerta Manastirliun dhe i bën thirrje KQZ: Mos u bëni palë me PS

Faktet me foto dhe video, Ministrja e Shëndetësisë shkel Kodin Zgjedhor me zyrat elektorale. Albana Vokshi padit në KQZ Ogerta Manastirliun dhe i bën thirrje KQZ: Mos u bëni palë me PS

nga Editor

Albana Vokshi sjell fakte për shkeljen e ligjit elektoral nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Të dyja mbulojnë njësinë 9 në Tiranë, por Albana Vokshi tregon se kandidatja e PS ka hapur të paktën 2 zyra elektorale shumë pranë objekteve të përcaktuar si qendra votimi. Albana Vokshi ishte tek shkolla “Jeronim de Rada”, ku pak hapa më tej Ogerta Manastirliu ka hapur një zyrë. Kodi zgjedhor e ndalon hapjen e zyrave elektorale deri në 300 metra nga qendrat e votimit. Të njëjtën gjë, Ministrja e Shëndetësisë ka bërë edhe tek Kopshti 3. Pamjet tregojnë se zyra është në cep të kopsjtit, ku janë disa qendra votimi të njësisë 9.

“Është një akt i paligjshëm që synon të intimidojë zgjedhësit ditën e votimit”- thotë Albana Vokshi para zyrës elektorale me qepena të ulur të PS. Kandidatja e PD ka një thirrje për KQZ. “I bëj thirrje KQZ që të mos bëhet palë me PS, por të verifikojë çdo shkelje të ligjit dhe të urdhërojë Policinë Bashkiakë t’i mbyllë këto zyra.”- tha Albana Vokshi, e cila tregon se edhe pas denoncimeve zyrtare të depozituar në KQZ, nuk ka akoma asnjë reagim nga KQZ.

Lajme te ngjashme