Home Aktualitet Petrit Vasili: Bashkia e Tiranës vetëm një “sukses” ka arritur; u ka nxirë jetën për ditë qytetarëve

Petrit Vasili: Bashkia e Tiranës vetëm një “sukses” ka arritur; u ka nxirë jetën për ditë qytetarëve

nga Editor

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka publikuar disa pamje nga trafiku i rënduar në rrugët e Tiranës.

Në postimin e tij në Facebook, krahas fotove, Vasili shkruan se Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliajn kanë guxim e flasin për suksese kur e vetmja që gje kanë arritur: u kanë nxirë jetën përditë qytetarëve.

Në vijim postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

E gjithë Tirana për faqë të zezë nga trafiku se ra shi.
Dhe këta te pafytyret e Bashkise Tiranes me Erion Veliaj në krye kanë guxim e dalin e mbajnë fjalime për suksese.
Vetëm një “sukses” kanë, që ua nxinë jetën qytetarëve përditë dhe qe i shkatërruan nga nervat dhe nga paratë.

Lajme te ngjashme