Home Aktualitet Ministri Çuçi ngatërron fshatin ku kërkon vota. Vangjel Tavo: Nuk ka faj se një herë në 4 vjet vjen

Ministri Çuçi ngatërron fshatin ku kërkon vota. Vangjel Tavo: Nuk ka faj se një herë në 4 vjet vjen

nga Editor

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka postuar në facebook foto nga vizita në një fshat të Gjirokastrës, por në mesazhin e tij thotë se është i Tepelenës.
Rivali i tij në këto zgjedhje, kandidati i LSI-së, Vangjel Tavo, teksa ka publikuar foto të gafës së ministrit, thotë se nuk ka faj, përderisa vjen në këtë qark një herë në 4 vjet.
“Çuçi, deputeti turist i jep hua fshatin e Picarit Tepelenës.
Nuk e di i gjori që Picari është i Gjirokastrës. Nuk e ka idenë se ku shkon e ku është se 1 herë në 4 vjet shkel në këto anë e i mjafton vetëm të bëjë foto.
Çuçi të pres për debat publik.
Shpejt, kurajo, se erdhi 25-sa”,- shkruan Tavo në një postim në Facebook.

Lajme te ngjashme