Home Aktualitet Pas kërcënimit të Ramës, Basha garanton mësuesit e infermierët: votoni për ndryshimin se do ta pësoni është ky që duhet dhe do ta pësojë edhe nga vota juaj

Pas kërcënimit të Ramës, Basha garanton mësuesit e infermierët: votoni për ndryshimin se do ta pësoni është ky që duhet dhe do ta pësojë edhe nga vota juaj

nga Editor

Lulzim Basha: Dua t’i shoh në sy gjithë infermierët, gjithë mësuesit dhe gjithë punonjësit e administratës kudo ku janë dhe tu them: Ju që keni punuar e punoni në kushte jashtëzakonisht të vështira, që j’ua ka bërë edhe më të vështirë jetën kjo qeveri, nuk keni pse të frikësoheni. Ndryshimi do të jetë një ndryshim pozitiv për ju dhe ky që ju çon mesazhe dhe ju thotë mos votoni për ndryshimin se do ta pësoni është ky që duhet dhe do ta pësojë edhe nga vota juaj ndërsa ne do të bëjmë të mundur atë që ky 8 vite me radhe nuk e bëri. Mos harroni ishim ne që dyfishuam rrogat e pedagogëve, ishim ne që rritëm rrogat e mësuesve, jemi ne që me planin tonë do të bëjmë të mundur që ato para që ky ua jep miqve të vet dhe do të vazhdojë edhe pas 25 Prillit t’jua marrë ju nga xhepat, fëmijëve tuaj e tua çojë miqve të vet, me ato para ne do të rrisim rrogat tuaja, do të rrisim të ardhurat tuaja, do të financojmë shkollat, spitalet dhe do të përmirësojmë kushtet në shëndetësi, në arsim dhe në çdo fushë të jetës. Prandaj injorojeni dhe merreni për atë që është, mesazhi i njeriut të dëshpëruar që e di që më 25 Prill e pret gjykimi i paevitueshëm me votë për atë që ka bërë në këto 8 vite. Zero, asgjë, asnjë premtim të mbajtur.

Lajme te ngjashme