Home Aktualitet Anxhela Shenaj: Jo “tërmet – tërmet”, por qamet – qamet do te jetë 25 prilli për rilindasit e krimit

Anxhela Shenaj: Jo “tërmet – tërmet”, por qamet – qamet do te jetë 25 prilli për rilindasit e krimit

nga Editor

Në një deklarate për për shtyp, kandidatja e LSI-së për qarkun e Vlorës, Anxhela Shenaj që eshte edhe zedhenese e grupit të kandidateve te kesaj partie, duke iu përgjigjur sjelljes provokuese dhe fyese te bisedes telefonike te Edi Rames me Damian Gjiknurin theksoi se:

“Frika dhe dëshpërimi prej humbjes, po e shtyn tufën e kriminelëve të pushtetit të identifikuar me vjedhësin e votava Damian Gjiknuri nga marrëzia në marrëzi.

Me njē gjuhë rrugësh dhe fyese e poshtëruese për qytetarët vlonjatë, Edi Rama dhe Gjiknuri nën thirrjet “termet-termet” kujtojnë refrenin e vjedhjes së votave në Dibër, me shpresë se mund t’u japë zemër bandave të pushtetit!

Mirëpo harrojnë këta të mjerë se asnjë gjuhë e koduar sipas kodeve të komunikimit të mafies, nuk mund t’i trembë vlonjatët të vendosur ta shporrin ramëzinë dhe gjithë tufën e tij!

Jo “tërmet – tërmet”, por “qamet – qamet” do të jetë 25 prilli për rilindasit e krimit, të cilët nuk do të gjejnë vend ku të futen prej zemërimit dhe ndëshkimit popullor.

Lajme te ngjashme