Ironi dhe debat mes kandidatit për deputet në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla dhe analistit Andi Bushati. Ky i fundit, gjatë emisionit “Open”, i ka kujtuar bashkimin e këngëtares Çiljeta Xhilaga me ekipin e Partisë Socialiste, kur kohë më parë ishte pjesë e fushatës së PD-së.
PJESË NGA BISEDA NË STUDIO:
Bushati: Edhe Çiljetën që jeni tallur 10 vjet ia morët? Ej, ore… Edhe atë e mori Lali Eri.
Balla: Po ç’ka Çiljeta? Me ne është edhe ajo.
Bushati: Po u tallët se e mori Saliu, tani fosilet e Sali Berishës…
Balla: Lëre more tani Çiljetën e qetë.
Bushati: E mban mend sa jeni tallur? Ne kemi Elsa Lilën thoshit, këta kanë Çiljetën. Ku përfundoi Çiljeta?