Home Aktualitet PS përdori Ndrenikën dhe Kurtin për spote elektorale/ Edmond Budina ‘kryqëzon’ kolegët: Iu qaj hallin

PS përdori Ndrenikën dhe Kurtin për spote elektorale/ Edmond Budina ‘kryqëzon’ kolegët: Iu qaj hallin

nga Editor

Regjizori Edmond Budina ka komentuar pjesëmarrjen e Robert Ndrenikës dhe Tinka Kurtit në spotet elektorale të Partisë Socialiste.

Ai u shpreh se nuk i gjykon por ka disa gëjra që janë të pakoncpetueshme, si mbështetja për një qeveri që dhunon kolegët.

“Unë nuk dënoj asnjë që ka bindje të caktuara poltiike. Është e drejtë e çdo individi të bëjë zgjedhjen e tij por njeriu duhet të ketë një lloj koherence. Unë asnjëherë nuk kam thënë që do të shtrihem para teatrit, apo do vërvitem në varr nëse teatri shembet.

Për mua është e pakonceptueshme që si artistët, të mos pranojë idenë e ruajtjes së teatrit dhe ndërtimit të një të riu diku tjetër. Nuk e kocpetoj dot si mundet të biesh dakord me një shtet e një qeveri që dhunon koleget dhe e shemb teatrin me kolegët e tu brenda.

Është jashtë mendjes të mos të të dhimbset që rruspa i bie teatrit me kostumet varur. Dhe të mos thuash asnjë llaf. Çfarëdo interesi të kesh! Për mua është e turpshme.

Megjithatë, unë as i kam gjykuar as nuk i marr nëpër gojë. Unë kam qenë ky që jam. Unë nganjëherë iu qaj edhe hallin se mund të kenë edhe halle shumë të mëdha. Secili bën zgjedhjen e vet, nuk i vë në kryq, por koherenca vlen në këtë botë”, tha Budina./

Lajme te ngjashme