Home Aktualitet 25 prilli po afron/ Salianji: Këtu PS-ja rrezikon mandatin e katërt. PD merr 6 deputetë!

25 prilli po afron/ Salianji: Këtu PS-ja rrezikon mandatin e katërt. PD merr 6 deputetë!

nga Editor

25 prilli po afron. Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në listën e qarkut Korçë, Ervin Salianji akuzoi mazhorancën se nuk ka kryer asnjë investim dhe nuk ka realizuar asnjë projekt në Korçë në 8 vitet e fundit. Pasi prezantoi angazhimet e partisë së tij kur të vij në pushtet si meritokraci në punësimet në administratë, rritje rrogash, pensionesh, Salianji u shpreh se PD-ja do të marrë 6 mandate në Korçë, dhe PS-ja rrezikon mandatin e katërt.

”Ne premtojmë meritokraci në të gjitha punësimet në administratën publike, në të gjithë biznesin që është fokusuar në një apo dy duar, rritje pensionesh rritje pagash, punësim. Të paktën do të kujdesemi që të ketë nga një të punësuar për çdo familje, aty ku nuk ka mundësi ndihmën ekonomike do ta çojmë deri në 200 mijë lekë të vjetra. Kemi një program të drejtpërdrejt për fshatin dhe fermerët, shkatërrim të monopoleve, mbrojtje të prodhimit vendas.

Në këto zgjedhje do të fitojmë të marrim 6 mandate dhe PS e ka të vështirë të mbajë 4 mandate këtë ua thonë dhe sondazhet e tyre. Situata në Korçë është pothuajse në revoltë. Këto zgjedhjet nuk janë për PS apo për PD, për Lul Bashën apo Edi Ramën.

Në këto zgjedhje shqiptarët votojnë gjithsecili për veten e tij, për të paguar më pak për t’iu kthyer më shumë dhe për të bërë të mundur që të rinjtë të rrinë në Shqipëri. Socialistët janë më të zhgënjyerit pasi nuk janë përfaqësuar nga PS”, u shpreh Salianji për ”A2cnn”.

Lajme te ngjashme