Home Aktualitet Berisha nxjerr emra të qytetarëve që kanë pësuar “ndërlikime të rënda nga vaksina”: Po fshihen me urdhër të Ramës

Berisha nxjerr emra të qytetarëve që kanë pësuar “ndërlikime të rënda nga vaksina”: Po fshihen me urdhër të Ramës

nga Editor

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme mesazhe të forta ku qytetarët denoncojnë ndërlikimet e rënda të shkaktuara nga vaksina kineze që po injektohet në Shqipëri.

Përmes rrjeteve sociale, Berisha bën publike dhe emra të qytetarëve të cilët kanë pësuar deri në trompozë si pasojë e këtyre vaksinave.

Mesazhet e publikuara nga ish-kryeministri Berisha:

Ndërlikime të rënda nga vaksina!

Ato fshihen me urdhër të xhahilit të Surrelit.

Lexoni denoncimet e qytetarëve dixhital. sb

Përshëndetje Dok.Berisha! Dje ka ardhur me helikopter nga Lura në Urgjencën e QSU Tiranë një grua rreth 67 vjeç me emër Xhevahire Vladi, me Trombozë si rezultat i vaksinës Kineze të marrë para 2 ditësh në Qendrën Shëndetësore Lurë. Të lutem dok. më ruani anonimatin.

Doktor të uroj shëndet dhe çdo të mirë!

Rastësisht isha te Ambulanca e Laprakës! Doktor erdhën tre mësues në gjendje shumë të rëndë nga vaksinat e Edvinit, i futën direkt në oksigjen! Me shumë respekt!

Lajme te ngjashme