Home Aktualitet Çfarë po i bëni Gjirokastrës? Tavo: E doni djerrë që të merreni me trafiqe, përgjigjen e merrni më 25 prill

Çfarë po i bëni Gjirokastrës? Tavo: E doni djerrë që të merreni me trafiqe, përgjigjen e merrni më 25 prill

nga Editor

Kandidati për deputet i LSI-së në qarkun Gjirokastër, Vangjel Tavo ka renditur të këqijat që Rilindja ka bërë në këtë qark. ‘‘Shkollën e muzikës “Feim Ibrahimi” me një përvojë 40 vjeçare doni ta mbyllni? Universitetin e shkatërruat. Arsimin e shkatërruat. Drejtorinë Rajonale të Arsimit e degdisët në Fier, e tani edhe shkollën e muzikës doni ta mbyllni? Boll o shkatërrimtarë të papërgjegjshëm. Nuk do e lejoj kurrë, kurrë, kurrë”,-shkruan në facebook Tavo.

Nga ana tjetër, Tavo nënvizon edhe se pas 25 prillit do kthehen të gjithë institucionet e nuk do mbyllet më asgjë. ”Përkundrazi, Gjirokastrës do i kthehet dinjiteti dhe rëndësia, do e kthejmë sërish në Zemrën e Jugut të Shqipërisë. Të vetmit që do largohen jeni ju, arrogantë shkatërrimtarë mavi që degraduat gjithçka dhe e doni Gjirokastrën vetëm një xhep gjeografik për të përmbushur planet tuaja të paligjshme”.

Postimi i plotë

Çfarë po i bëni Gjirokastrës o të pandërgjegjshëm dhe shkatërrimtarë? Po e zbrazni me qëllim. Edhe shkollën e muzikës “Feim Ibrahimi” me një përvojë 40 vjeçare doni ta mbyllni? Universitetin e shkatërruat. Arsimin e shkatërruat.

Drejtorinë Rajonale të Arsimit e degdisët në Fier, e tani edhe shkollën e muzikës doni ta mbyllni? Boll o shkatërrimtarë të papërgjegjshëm. Nuk do e lejoj kurrë, kurrë, kurrë.

Pas 25 prillit do kthehen të gjithë institucionet e nuk do mbyllet më asgjë. Përkundrazi, Gjirokastrës do i kthehet dinjiteti dhe rëndësia, do e kthejmë sërish në Zemrën e Jugut të Shqipërisë.

Të vetmit që do largohen jeni ju, arrogantë shkatërrimtarë mavi që degraduat gjithçka dhe e doni Gjirokastrën vetëm një xhep gjeografik për të përmbushur planet tuaja të paligjshme.

E doni djerrë që të merreni me trafiqe. Kurrë. Nuk do ju lejoj kurrë

Lajme te ngjashme